Reperi i njohur Noizy është liruar nga paraburgimi.
Ai ka reaguar në rrjete sociale pas lirimit të tij.
Përmes një postimi në Instagram, artisti u kërkoi ndjesë ndaj fansave të tij në Zvicër, të cilëve iu desh të përballen me mungesën e tij në koncertin e së shtunës.
“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane,” – shkruan Noizy, duke shtuar se personi përgjegjës do të përballet me pasojat ligjore që parashikon ligji zviceran.
Megjithatë, reperi qetëson ndjekësit duke konfirmuar se gjithçka është tashmë pas krahëve:
“Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. Mama ja dola,” përfundon Noizy me fjalët në postimin e tij. /Prive By Liberta Spahiu