Tayna më sheh e NUK më flet”, këngëtarja e njohur tregon çfarë ka ndodhur mes tyre

Vesa Luma së fundmi ka zbuluar se gjërat mes saj dhe Taynas janë në ngërç.

Teksa ka zhvilluar një lojë, në emisionin “Natën me Aulonën”, ku si mentore e pjesë e jurisë në kompeticione muzikore ajo duhet të jepte një koment negativ dhe një pozitiv për disa prej emrave të muzikës, ajo ka thënë se Tayna, të cilën e ka mbështetur shumë në fillimet e saj, tani Tayna as nuk i flet

”Kur më sheh nuk më flet Tayna”- ka sqaruar Vesa për Aulonën duke shtuar se vec mbështetjes nuk kanë patur asnjë problem bashkë.