“Të kam lakmi burrin, më çudit pse rri me ty”, ja si e priti Kiara Tito komentin që shpërtheu rrjetin

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”. E siç ndodh me personazhet e njohur të ekranit, kurioziteti për të ditur sa më shumë detaje rreth jetës së tyre është i madh.

Një fans në fakt nuk i ka bërë pyetje, por ka komentuar partnerin e Kiarës, Luiz Ejlli. Ajo shprehet se i ka lakmi burrin dhe është e çuditur se pse rri akoma me të.

“Për të vetmen që të kam lakmi është burrin që e ke, është shumë ‘hot’. Po më çudit pse rri me ty”, i ka shkruar ndjekësja.

“Pse rri me mua tiii?”, është përgjigjur Kiara duke etiketuar Luizin dhe duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Kujtojmë se e ftuar në emisionin “Wake Up”, Kiara foli edhe lidhur me filmin e ri me Luizin, ku ajo u shpreh:

“Prej vitesh jemi Kiara dhe Luiz dhe do jetë më e thjeshtë për publikun, që të qëndrojmë tek emrat tanë por me mbiemra të tjerë. Nuk ka të bëjë me historinë tonë të dashurisë, por mesazhi është pak a shumë i njejti.

Kemi dhe një detaj tjetër. Do të jetë dhe Heidi tek një pjesë. Do ta shohim si aktore, ka dalë shumë bukur, do shihni një anë tjetër të saj”.