Aktorja e njohur Jonida Vokshi, vetëm një vit pas humbjes së të atit, i cili ndërroi jetë nga demenca, e ka kujtuar atë me një postim të ndjerë në rrjetet sociale.
Teksa ka publikuar një video të ndërtuar me inteligjencë artificiale, ku shihet babai i saj duke përqafuar aktoren, ajo shpreh mallin dhe dhimbjen, e cila sipas saj nuk është zbehur as me kalimin e kohës.
“Mungesa jote më bën të të kërkoj çdo natë në ëndërr. Kam një mall për ty që sa vjen e shtohet, Bush”, shkruan ajo.
