Telefonata virale me Luiz Ejllin, gazetari tregon prapaskenat si ndodhi: Po më ndiqte me disa miq dhe…

Gazetari i emisionit të mëngjesit në televizionin “Ora News”, Klodi Karaj ka zbuluar më shumë rreth telefonatës me këngëtarin Luiz Ejlli, e cila dhe u bë virale.

Gazetari Klodi Karaj tha se nuk e njohu fillimisht se kush ishte, por në mbrëmje ishte sqaruar nga këngëtari Ejlli rreth telefonatës. Luizi i kishte treguar gazetarit se ishte në një tavolinë me miq në momentin e telefonatës.

Karaj: Nuk e njoha, por me Luizin pata një bisedë në mbrëmje. Ma shpjegoi dhe më tha se ishte në një tavolinë me miq që po më ndiqnin mua dhe që i sqaroja njerëzit për problemet e që kanë. U kishte thënë atyre që do të më marrë në telefon dhe kështu më mori.