Në ditët në vijim, më në fund pritet të ndodhë ajo për të cilën shumë tifozë të futbollit kanë ëndërruar – rikthimi i Messit në Evropë.
Lojtari legjendar i Barcelonës ka marrë një ofertë të qartë për t’u rikthyer në tokën evropiane dhe, sipas pretendimeve të fundit, ka vendosur ta pranojë atë.
Komentatori i njohur i futbollit, Levent Tuzam (Tuzeman), pohon se Lionel Messi i ka dhënë “dritë jeshile” Galatasarayt për një projekt të veçantë prej katër muajsh dhe 12 ndeshjesh.
Messi ka pasur dy kushte të veçanta për drejtuesit e Galatasarayt dhe ata i kanë pranuar me kënaqësi, vetëm që ta sjellin atë në klubin e tyre.
Pas ndeshjes në të cilën Galatasaray e mposhti Kayserisporin me rezultat 4:0, Levent Tuzeman e publikoi lajmin e madh drejtpërdrejt gjatë transmetimit në A Spor.
Ai bëri një deklaratë që shkaktoi kaos të vërtetë te tifozët e Galatasarayt – bëhet fjalë për pretendimin se Lionel Messi po vjen në këtë klub.