Tha se kishte gjetur dashurinë e vërtetë, Blero HABlT me deklaratën e fundit për “bebin”

Këngëtari si dhe ish-konkurenti i BBVK Blero Muharremi, ka qenë prej vitesh i në qendër të shtypit rozë i komentuar për lidhjet e tij të dashurisë.

Ai edhe këtë periudhë u përfol pasi u shfaq në ‘podcast’-in e ish-bashkëshortes së tij, Afrona Dikës.

Megjithatë, këngëtari gjatë kohës së tij në Big Brother VIP Kosova 2 ka folur edhe për romancën e re.

I ftuar së fundmi në një program televiziv Blero tha se përfundimisht është beqar.

Mes tjerash, 45-vjeçari zbuloi edhe arsyen e ndarjes nga ‘bebi’, ashtu siç iu referohej.

“Ajo e ka marrë një udhëtim ku unë nuk kam pas qejf, ku unë nuk kam mbërri edhe thjesht pastaj ka vendos që të ndahemi sepse nuk i kemi pasur të njëjtat mendime apo drejtime në jetë”, u shpreh Blero.

Blero po vazhdon angazhimet në muzikë dhe në projekte të reja.