Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin “Ndrsyhe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, në Top Albania Radio. Prej fillimit të edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, ajo është opinionistja zyrtare e reality show-t, së bashku me Arbër Hajdarin.
E gjatë kësaj interviste, Salsano e ka pyetur Kryemadhin në lidhje me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg.
Moderatori e pyeti nëse e kënaq idea që Meta e ndjek atë nga burgu dhe Monika u përgjigje menjëherë shkurt ‘jo, nuk më kënaq’.
Pjesë nga intervista:
Salsano: Thonë që Iliri të ndjek nga burgu, të kënaq kjo?
Monika: Jo, nuk më kënaq
Salsano: Pse, mendon se të paragjykon?
Monika: Jo, nuk është se kam mendim se më paragjykon, por nuk dua të kem asnjë lidhje me të
Salsano: Asnjë mendim
Monika: Po
Elona: Monika, i lexon komentet që bëhen për ty
Monika: Jo
Elona: Do jetë ky Big-u më i mirë i të gjitha kohërave?
Monika: Mendoj se kjo është një sfidë e produksionit në radhë të parë, por edhe unë si një pike në këtë oqean në këtë produksion, është sfida jonë për t’a kthyer Big-un në një instrument, që të mos bëhemi kopje e çdo bigu, por çdo Big të ketë individualitetin e vet, e kjo është ajo që u them banorëve ‘bëni lojën tuaj, jo kopjen e Big të tjera’.