Bota e showbizz-it shqiptar prej muajsh ka vërejtur një mungesë të pazakontë. Cllevio, një nga personazhet më të ndjekur dhe më të zhurmshëm të rrjeteve sociale, ka humbur çdo prani publike.
Gjatë gjithë verës nuk ka pasur asnjë postim, asnjë deklaratë, asnjë provokim – një heshtje e plotë që nuk i ngjan aspak profilit të tij të zakonshëm.
I njohur për karakterin e tij rebel, përplasjet e hapura dhe fjalorin e drejtpërdrejtë, Cllevio ka qenë gjithmonë i pranishëm çdo ditë në ekranet e telefonëve. Por kjo mungesë që nga fillimi i sezonit të verës ka ngjallur kuriozitet e spekulime në mesin e ndjekësve të tij.
Thuhet se ky muaj, pra shtatori është vendimtar për fatin e tij, pasi tre mujori i parë i qëndrimit në burg në Dubai konsiderohet si faza më kritike, ku autoritetet përcaktojnë nëse një i arrestuar do të lirohet, do të dëbohet ose do të përballet me një proces më të gjatë gjyqësor.
Misteri i heshtjes së Cllevios mbetet i hapur, ndërsa publiku pret zhvillimet e ardhshme. /Prive By Liberta Spahiu