‘Tradhtia’ e Naimit, avokati i familjes së Liridona Ademajt zbulon detajet TR0NDITËSE: E hoqi qafe sepes donte Iidhje..

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, tregoi se Naim Murseli ka dashur të kishte lidhje të tjera jashtëmartesore.

Ai shprehet se Liridona e fali tradhtinë e parë të Naimit dhe kërkoi që ta linin pas krahëve dhe të vazhdonin një jetë normale si çift. Sipas tij Naimi kërkoi me çdo kusht që ta hiqte qafe partneren e tij, e cila do ta pengonte atë që të bënte një jetë të shfrenuar.

“Kjo çështje është munduar të tejkalohet vetëm nga Liridona. Pra nëse Liridona ka pranuar një pakt të tillë, që ta mbyllë këtë si çështje dhe të vazhdonin një jetë normale si çift, duket si Naimi nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Naimi ka dashur një jetë më të lirë, një jetë pa Liridonën, e cila mund ta pengojë, jo medoemos me të njëjtin person, por që të kishte një jetë më të shfrenuar”, u shpreh Syla në Top Story.