TRAGJlKE/ Këngëtari i njohur i merr jetën shqiptarit 20-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Greqi që i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar. Sipas “Protothema”, automjeti ku ndodhej i riu shqiptar bashkë me një tjetër 20- vjeçar është përplasur me automjetin e këngëtarit grek Janis Xanthopoulos.

Gjithçka ka ndodhur kur makina e këngëtarit, e cila po ecte me shpejtësi të madhe, ku në një moment është kthyer në krahun e kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me një automjetin ku ndodhenin dy të rinjtë.

Pas përplasje së dy makinave, automjeti i dy 20-vjeçarëve të cilët ishin nisur për në punë është përplasur me shtyllën e dritave. Përplasja ka rezultuar fatale për të riun shqiptar, Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës, i cili humbi jetën në vendngjarje. 20-vjeçari tjetër është në gjendje të rëndë.