Tri javë para se të ndodh tra;gjedia.. Ja çfarë kishte bërë 36 vjeçarja për bashkëshortin e saj

Vetëm tri javë para se të vritej nga bashkëshorti i saj, Marjola Nakoleci kishte shpëtuar jetën e tij duke e ndaluar nga një tentativë vetëvarjeje.

Ky detaj është bërë i ditur nga motrat e viktimës, të cilat thonë se 36-vjeçarja prej kohësh ishte nën dhunë sistematike dhe presion të vazhdueshëm.

Trupi i pajetë i Marjola Nakolecit ka mbërritur në Korçë, ku sot do të zhvillohet ceremonia mortore.

Familjarët janë në gjendje të rënduar emocionale dhe kanë refuzuar kontaktet me median, ndërsa vajza e madhe e viktimës ka deklaruar se ka mohuar babain e saj dhe do të marrë hak për gjakun e nënës.

Sipas dëshmive të familjarëve, Pandeli Nakoleci ushtronte dhunë të vazhdueshme, e akuzonte gruan për tradhti dhe shpeshherë e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me qëllim për ta mbajtur të lidhur përmes një shtatzënie.

Vetëm një muaj më parë, gjinekologu i kishte vendosur Marjolës masa parandaluese shtatzënie.

36-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, sot do të përcillet për në banesën e fundit mes dhimbjes së familjes dhe komunitetit.