TRONDITET Edi Rama! Altin Dumani ka bindur Arben Ahmetajn, ja kur vjen në Shqipëri të nxjerrë sekretet

Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania se opozitën e vërtetë në Shqipëri do e bëjë ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas gazetares ai do të vijë në Shqipëri e do dëshmojë në Prokurori duke dhënë prova, dokumente e fakte të pakontestueshme.

“Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vij në Shqipëri dhe të dëshmojë. Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare.

Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar. Ai do dalë e do flasë për ato që di, ai ka letra, dokumente video, prova të pakontestueshme. Ai do vijë në Shqipëri për të dëshmuar në prokurorinë shqiptare. Ai mund të jetë bërë edhe i penduar i drejtësisë”,-tha Llabani.

Megjithatë vetë Ahmetaj e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Ai ka reaguar gjatë emisionit “Now” për moderatoren Erla Mëhilli ku është shprehur se “nuk ka ndërmend të vijë e të dëshmojë në Shqipëri.