“Tronditje” në tregun e supermarketeve: Lidl vjen në Shqipëri – çfarë pritet të..

Gjigandi gjerman i supermarketeve LiDL, do të investojë 105 milionë euro në Shqipëri për ndërtimin e një qendre logjistike, e cila do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë.

Projekti madhor do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 200 mijë metrash katrorë në Porto Romano.

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin “Investitor Strategjik” për projektin “LiDL – Shqipëria Qendër Logjistike” dhe i ka vendosur kompanisë gjermane në dispozicion tokën e kërkuar me qira afatgjatë.

Produktet e magazinuara synojnë të furnizojnë si tregun shqiptar, duke lehtësuar grumbullimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e produkteve vendase, ashtu si dhe promovimin dhe eksportin e jashtëm të këtyre produkteve.

LiDL synon gjithashtu të operojë në tregun shqiptar duke krijuar operacione të shitjes me pakicë përmes një rrjeti të gjerë supermarketesh. Projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikon të punësojë rreth 2500 persona.

Lidl” njihet për çmimet e ulëta të produkteve dhe pritet të shkaktojë tronditje në rrjetin e supermarketeve në Shqipëri,