Takimi i rëndësishëm Trump-Zelenksy është shoqëruar edhe me nota humori, ndryshe nga takimi i parë mes tyre.
Njëri nga gazetarët u dëgjua teksa i tha Zelenskyt se “duket shumë bukur me kostumin që ke veshur”. Këtë e aprovoi edhe presidenti Donald Trump i cili tha “kështu mendoj dhe unë, ia thashë”.
Kjo vjen pas kritikave që mori Zelensky në takimin në zyrën Ovale për veshjen e tij “jo serioze”, sipas amerikanëve.