U aludua mos Egla dhe Julia po luajnë ndonjë lojë, REAGON vajza e Julias ‘Për drek kemi Eg…’

Hyrja e Julia Ilirjanit ka sjellë dinamika të shumta në shtëpi e ka ‘trazuar’ jo pak ujërat,

ku shumica prej tyre e panë menjëherë aktoren si konkurente të fortë duke e pozicionuar menjëherë në shtëpi.

Nga ana tjetër, aktorja që në hyrje ka pasur jo pak me Eglën, ku dhe është shprehur se do ta nxjerrë jashtë shtëpisë.

Ndërsa debatet mes aktoreve kanë vazhduar dhe Egla është shprehur se nuk e njeh Julian as si aktore,

banorët dhe kryesisht Jul Deda hodhën dyshime se mund të jenë shumë shoqe jashtë shtëpisë dhe gjithë

‘përplasjet’ mes tyre janë pjesë e një plani që ato kanë bërë jashtë me njëra-tjetrën për t’u faktorizuar në lojë.

Të dyja aktoret e mohuan këtë aludim të banorëve, ndërsa vajza e Julias,

Rene, ka postuar në Instagramin e saj një foto, ku shkruan: “Sot kemi Eglën për drekë”

– duke mohuar kështu zërat për një miqësi të mundshme e duke konfirmuar mospëlqimin mes tyre.