Ilir Vrenozi, simpatizanti më i njohur i Partisë Demokratike ka folur sot në “Breaking” pas daljes nga “Big Brother Vip”.
Vrenozi ka zbuluar se pasi la shtëpinë, nga PD e ka kontaktuar Ervin Salianji, duke e komplimentuar për këtë eksperiencë.
Teksa refuzoi të komentojë thirrjet e Berishës për daljen në grevë urie, Vrenozi refuzoi edhe një ftesë të mundshme për të marrë pjesë në podcast-in e kryeministrit Edi Rama.
“Nga Partia Demokratike më ka kontaktuar Ervin Salianji, i cili më tha ‘Bravo’.
Askush tjetër. Nuk e di se çfarë ka ndodhur nga politika dhe nuk mund të flas. A do shkoj në podcast-in e Edi Ramës? Jo, nuk dua ta dëgjoj si fjalë”- tha Vrenozi.