U raportua për martesën e saj, reagon Luana Vjollca, tregon cfarë ndodhi

Mbrëmë Luana Vjollca kishte publikuar një foto ku shihet skena e propozimit për martesë.

Veprim ky që ngjalli shumë reagime në rrjet, shkruan “Kosovarja”.

Por këngëtarja pak me parë ka treguar se kjo skenë nuk ishte e realizuar për të, pasi ka publikuar një foto të një çifti tjetër duke u shprehur “U trashëgofshi thonë në Shqipëri”.

Nga kjo kuptojmë se Luana nuk është ende në prag të martesës.