Françeska Murati ka bërë reagimin e parë publik pasi në rrjet u tha se shtëpia e saj e re në Tiranë përfundoi në flakë dy ditë më parë.
Megjithatë, Françeska bën të ditur se në fakt nuk bëhet fjalë për shtëpinë e saj, pasi zjarri “ishte një kat më poshtë”.
Në postimin e saj, ajo shkruan:
“Gjithçka është në rregull. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më shkruajtën për të parë nëse isha mirë — mbështetja juaj më preku shumë.
Thjesht të gjithë duhet të jemi pak më të kujdesshëm, mos të hapim panik kot me video të tilla.
Pikë së pari, nuk ishte kati im, por gjithsesi gjithçka u vu në kontroll për punë minutash, falë administratës fantastike që kujdeset për ne. Tani gjithçka është krejtësisht në rregull.”