‘Unë Romeo dua ta var tani…’ fjalia e Ilnisës që bëri NAMIN në rrjet, REAGOJNË familjart e saj dhe NXJERRIN TË VËRTETËN

Një fjali e Ilnisës gjatë një bisede me Rozën mbrëmjen e djeshme, ka bërë xhiron e rrjetit.

“Unë Romeon dua ta var tani!” – ka qenë fjalia e Ilnisës e cila ka qarkulluar në rrjet dhe media,

ku shumë prej komentuesve e kanë quajtur si kërcënim.

Në fakt, e vërteta është se shprehja e përdorur nga Ilnisa është nxjerrë jashtë kontekstit që është përdorur,

pasi gjatë bisedës gazetarja po tregonte se përtej asaj çfarë ndodh në lojë apo strategjive të secilit në BBV,

ajo i ka qëndruar pranë në momente të vështira për banorin, duke lënë pas lojën e duke u treguar njeri (siç u shpreh Ilnisa).

Video e plotë është postuar në profilin e Ilnisës, ndërsa ka pasur dhe një reagim vëllai i gazetares,

i cili shprehet: “Kalbësirat PA CLASS që zotërohen nga persona që synojnë RAI 1

(TVitalian) dhe nderkohë duan klikime me lajme të shkëputura nga konteksti më keq se ca portale kioskash.”

Më poshtë, po ju sjellim videon e plotë të asaj çfarë shprehu Ilnisa lidhur me Romeon: