Influencerja Hati Brika, ka bërë hapin e parë në botën e orëve luksoze duke blerë një Rolex të parë për vete.
Ajo këtë moment e ka ndarë me emocione në rrjete sociale, duke treguar se ky ishte një realizim personal që e kishte ëndërruar prej kohësh.
Në video shihet ora ikonike Rolex Datejust, një model klasik me kombinim çeliku dhe ari të verdhë, me byzylykun e njohur “Jubilee” dhe fushë ngjyrë champagne.
Ky model është ndër më të kërkuarit në botë, jo vetëm për elegancën e përjetshme, por edhe për faktin që konsiderohet një investim i sigurt.
Çmimi i një Rolex-i të tillë, varësisht madhësisë së kasës dhe vitit të prodhimit, varion nga 10,000 deri në 12,000 euro në tregun zyrtar, duke e bërë këtë blerje një hap të rëndësishëm për Hatin jo vetëm në aspektin estetik, por edhe financiar.
Një Rolex është gjithmonë më shumë se një orë – është simbol i klasit, suksesit dhe kujtimeve që mbeten përjetë. Për Hatin, kjo është ora e parë, por me shumë gjasë jo e fundit në koleksionin e saj.
/Prive By Liberta Spahiu