Ngjarja e rëndë që i mori jetën Eldionit, vëllait të artistit të njohur Gjesti, tronditi të gjithë.
Përveç viktimës, në aksident ka mbetur i plagosur edhe një mik i tij, i cili ndodhej si pasagjer.
Emisioni “Kosova Live” në T7 ka kontaktuar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për të mësuar më shumë mbi gjendjen e të plagosurit. Në një përgjigje me shkrim, nga ky institucion kanë deklaruar:
“Një pacient pas një aksidenti është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku po merr trajtimin e nevojshëm. Për shkak të respektimit të privatësisë së pacientit, nuk mund të japim më shumë detaje, mirëpo gjendja e tij aktualisht është stabile.”
Tiktok-eri i njohur, Kozaku, ka reaguar publikisht me një kërkesë faljeje ndaj këngëtarit Gjesti dhe familjes së tij, pas një deklarate fyese të bërë gjatë një transmetimi live në TikTok.
Ky veprim i Kozakut erdhi pasi ai u bë i vetëdijshëm për tragjedinë e rëndë që po kalon familja Kelmendi.
Kozaku shpjegoi se reagimi i tij i papërshtatshëm ndodhi në momentin kur ndjekësit përmendnin emrin e Gjestit, ndërsa ai nuk e dinte që vëllai i tij kishte ndërruar jetë.
“Sinqerisht nuk e dija që i kishte vdekur vëllai, nuk jam djalë i keq. Kur e mora vesh, më erdhi keq,” tha ai.
Ai e pranoi gabimin, duke shtuar se në atë kohë kishte qenë i pirë dhe kjo e kishte shtyrë të thoshte fjalë të pahijshme