VENDIM I MADH! Dyshime për manipulim votash, KQZ gati për hapin RADIKAL

Vendi do të ketë rinumërim të plotë të votave.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ka vullnet nga të gjitha partitë që të numërohen të gjitha vendvotimet e dalura nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

KQZ do të mblidhet nesër për të diskutuar edhe këtë pikë të rendit të ditës për të cilën do të ketë dakordancë mes të gjitha partive.

KQZ ka rritur kapacitetet në qendrat e numërimit dhe është e gatshme për rinumërimin e të gjitha votave të dalura nga zgjedhjet e fundit.

Rinumërimin e ka kërkuar deri më tani AAK dhe LDK, ndërsa PDK e VV ende nuk kanë qëndrim zyrtar karshi këtij propozimi./Indeksonline/