Veprimi l RRIPIT të Meritonit, REAGON shoqja e ngushtë e Rikes: Familjarët e saj e kanë..

Spektakli i mbrëmshëm i BBV ka sjellë disa situata të vështira që banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë krijuar me njëri-tjetrin.

Një nga situatat më të komentuara ka qenë lidhur me veprimin e Meritonit, i cili gjatë një debati me Riken hoqi rripin e pantallonave.

Mbrëmjen e kaluar, moderatori i njohur ka kërkuar falje publike ndaj Rikes por edhe ndaj vajzave që ishin të pranishme në shtëpi, duke shpjeguar se arsyeja pse përfundoi së bëri atë veprim ishin ofendimet e vazhdueshme që ai kishte marrë nga Rikja, duke e quajtur se nuk je burrë, je femër etj.

Lidhur me këtë situatë, ditën e sotme ka reaguar mikesha e ngushtë e Rikes, e cila është shprehur se shoqëria dhe familjarët e Rikes e kanë vuajtuar shumë atë veprim.

“Gjesti i Meritonit ishte një veprim shumë i shëmtuar. Familjarët e Rikes dhe ne pjesa e shoqërisë e kemi vuajtur shumë. Atë gjë ai e bëri për të prekur Riken në dinjitet dhe është mëse normale që një femër të reagojë në atë mënyrë, edhe duke qarë”.

Ajo ka folur gjithashtu edhe për debatin e Rikes me Romeon, ku ky i fundit, gjatë lojës së interpretimeve ka zgjedhur Riken, e cila nuk e ka pëlqyer aspak mënyrën se si ai po rregullohej për rolin e tij.