Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, i njohur për publikun si Labi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin Sol Summer në Klan Kosova, ku ndau planet për të ardhmen – në muzikë dhe politikë.
Ai theksoi se nuk ka ndërmend të largohet nga skena muzikore, por paralelisht shprehu edhe dëshirën për t’u rikthyer në politikë, duke dhënë sinjale të qarta për një angazhim të ri publik.
“Jeta është politikë, çdo arritje që bëjmë është politikë, por duhet me bë politikë në favor të të gjithëve, e jo veç për vete,” tha Labi.
“Jeta nuk është interesante me pasë veç unë mirë, duhet me pasë edhe ju mirë. Mendoj që vendi ka nevojë për njerëz përgjegjës, njerëz që mendojnë për të tjerët si për familjen e vetë, unë jam njëri prej tyre.”
Ish-deputeti, që u bë i njohur edhe për aktivitetin e tij bamirës, komentoi edhe kritikat që kishte marrë dikur për përfshirjen e tij në politikë.
“Kur isha pjesë e parlamentit, ma bënin se bamirësinë se je në Kuvend, çfarë logjike është kjo?”, u shpreh ai.
Duke lënë të hapur mundësinë për një rikthim në politikë, Labi shtoi:
“Kohën s’mundem me thënë kur, por kësaj here veten s’do ta lë keq.”