Një video e vjetër e moderatores Luana Vjollca dhe prezantuesit Ledion Liço është bërë virale në rrjetet sociale.
Pamjet janë të para 16 viteve dhe tregojnë një reklamë televizive ku dyshja promovojnë një telefon me butona.
Në video, Luana dhe Ledioni shfaqen shumë të rinj, në një spot të realizuar në stilin e kohës, ku reklamohej një ofertë për blerjen e këtij telefoni.
Rikthimi i kësaj videoje në rrjete sociale është pritur me shumë komente dhe shpesh me nostalgji nga ndjekësit.