Video/ Një kamer amatore ka kapur momentin e rëndë kur makina ku ndodhej Diogo Jota shperthen nga flakët

Një drejtues mjeti, që ndodhej rastësisht pranë vendit të aksidentit tragjik ku humbi jetën futbollisti Diogo Jota dhe vëllai i tij André, ka arritur të filmojë momentet e para pas përplasjes fatale.

Pamjet amatore, të xhiruara me telefon nga një distancë e afërt, tregojnë makinën e tipit Lamborghini të përfshirë plotësisht nga flakët, ndërsa tymi i dendur ngrihet në ajër.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të forta, për shkak të natyrës së rëndë të asaj që shihet në pamje.

Dëshmitari që filmoi ngjarjen ndodhej pas automjetit të Jotës në autostradën A-52 dhe është shprehur se gjithçka ndodhi brenda sekondave, pas një tentative për të parakaluar.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve spanjolle, shpërthimi i gomës së përparme bëri që automjeti të dilte nga rruga dhe të përplasej me barrierat anësore, çka solli shpërthimin dhe zjarrin që rezultoi fatal.

Pamjet janë të rënda dhe po qarkullojnë me shpejtësi në TikTok, Instagram dhe forume të shumta online. Autoritetet kanë bërë thirrje për përmbajtje në ndarjen e videove të ndjeshme, duke respektuar privatësinë e familjes dhe hetimet që janë ende në vijim.

Kjo video e kapur rastësisht është një dëshmi e dhimbshme e momenteve të fundit të jetës së një prej figurave më të dashura të futbollit.