Videoja virale/ Dhëndri shqiptar i ngjit paratë në ballë me dh*në nuses së ardhshme

Një video virale po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ndezur diskutime të shumta.

Në pamjet e filmuara gjatë një dasme, një dhëndër i ardhshëm përfiton nga rasti për t’i propozuar nuses së ardhshme.

Ai ulet në gjunjë, i nxjerr unazën dhe më pas e lan me para duke u ngjitur kartmonedha në ballë egërsisht. Dhëndri më pas e lan nusen e ardhshme në një tufë parash që ia hedh mbi kokë.

Momenti, i filmuar nga të ftuarit, ka ngjallur reagime të ndryshme. Disa e kanë parë si një gjest argëtues dhe traditë të pazakontë për të treguar bujari, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si veprim të tepruar dhe jo dinjitoz për një ceremoni dasme.

Pavarësisht polemikave, videoja ka marrë mijëra shpërndarje dhe komente brenda pak orësh, duke u kthyer në një nga temat më të përfolura në rrjet.