Vijnë pasojat e para për Shqipërinë! Rama e kishte bërë të kryer, po ndodhë tani

Përshkallëzimi i fundit i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, i ndjekur nga tensionet e larta dhe lufta aktuale me Iranin, kanë sjellë pasoja të drejtpërdrejta në sektorin e turizmit, duke përfshirë edhe anulimin e udhëtimeve drejt Shqipërisë.

Për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe kufizimeve të udhëtimit të vendosura nga autoritetet izraelite, ka pasur një ndikim të ndjeshëm në numrin e turistëve të pritshëm nga Izraeli në Shqipëri. Shumë agjenci udhëtimi dhe turistë individualë kanë anuluar prenotimet e bëra më herët, duke krijuar një situatë të papritur për operatorët turistikë shqiptarë dhe duke ndikuar negativisht në pritshmëritë e sezonit veror.

Menaxheri turistik Albulen Ndrepepaj u shpreh për TV Klan se “Për këtë sezon veror, ka pasur një interes të shtuar nga agjencitë izraelite për të kaluar pushimet në Durrës. Megjithatë, fillimi i konfliktit me Palestinën dhe më pas përshkallëzimi i tensioneve me Iranin ndikuan negativisht, duke çuar në mbylljen e kufijve dhe pezullimin e udhëtimeve, përfshirë edhe drejt Shqipërisë”.

Sipas Ndrepepaj, kjo situatë ka detyruar operatorët turistikë që të kërkojnë alternativa për të mbushur boshllëqet e lëna nga anulimet e turistëve izraelitë, duke u fokusuar gradualisht në tregje të tjera turistike. “Interesimi për bregdetin e Durrësit ishte në rritje. Shumë turistë izraelitë kishin planifikuar pushimet këtu. Boshllëqet e krijuara nga anulimi i këtyre rezervimeve po zëvendësohen gradualisht nga turistë të vendeve të tjera”, tha ai, duke treguar se sektori turistik po adaptohet me sfidat e reja gjeopolitike.