Vr*sesi i Martin Canit flet për herë të parë, deklarata e tij ‘të lë pa mend’, ja çfarë më kishte bërë Martini

I mituri M.P., i akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit Martin Cani më 18 nëntor 2024 në Tiranë, ka dhënë dëshminë e tij për herë të parë para Gjykatës së Tiranës. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të moshës së mitur të të pandehurit dhe të viktimës, ndërkohë që në sallë ishte i pranishëm edhe një psikolog, siç e kërkon ligji.

Sipas burimeve nga gjykata, i mituri është shprehur në shumicën e rasteve se “nuk mbante mend” shumë nga dinamika e ngjarjes, duke dhënë përgjigje të paqarta për veprimet që sollën përplasjen fatale.

Ai ka mohuar që të ketë pasur thikë me vete ditën e ngjarjes, duke pretenduar se mjetin prerës e ka gjetur në rrugë pak para incidentit. Sipas dëshmisë së tij, konflikti kishte nisur tre ditë më parë, kur ai pretendon se ishte goditur me grushte nga viktima, Martin Cani

Në dëshminë e tij, M.P. tha gjithashtu se komunikimi mes tyre kishte vijuar në rrjetin social SnapChat, ku sipas tij Martin i kishte dërguar një “ftesë” për të zgjidhur konfliktin. Ata ishin marrë vesh të “sqaronin” situatën të hënën, pikërisht ditën kur ndodhi vrasja tragjike pranë shkollës “Fan Noli”.

Autoritetet hetuese kanë kërkuar që të ruhet konfidencialiteti i çështjes për shkak të ndjeshmërisë së moshës dhe natyrës së rëndë të ngjarjes. Prokuroria dhe gjykata kanë bërë thirrje që të shmangen spekulimet dhe deklaratat publike nga familjarët apo përfaqësuesit ligjorë të palëve.

Martin Cani humbi jetën pas një goditjeje me thikë, rreth 200 metra larg shkollës së mesme ku mësonte. Ngjarja tronditi opinionin publik për shkak të moshës së re të të përfshirëve dhe përshkallëzimit të dhunës mes të rinjve.