“Xhaxhai pastroi th*kën e fshehu gjurmët, ndërsa babai..”/ Zbulohet roli i familjarëve të Enedio Gurit në vr*sjen e 14-vjeçarit në Maliq

Zbulohen detaje nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Erald Xhejo, ku familjarë të autorit u përfshinë në fshehjen e krimit.

Roland Guri, xhaxhai i të miturit Enedio Guri që vrau bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo sipas policisë ka marrë thikën e krimit, e ka larë duke i hequr gjurmët e gjakut dhe e ka futur ne xhep.

Ndërsa babai i Enedios, Edison Guri e ka fshehur të birin në një banesë që ai t’i shmangej policisë.

Flori Cela akuzohet për moskallëzim të krimit, pasi makinën e tij, e ka përdorur Enedio Guri për t’u larguar nga vendngjarja.

Enedio ka qenë i pajisur me thikë, ndërsa viktima ka patur një dorezë.

Të dyja palët kanë qenë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.

Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qenë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”etj që çoi në përdorimin e thikës që 14-vjeçari posedonte.