Xhelozi apo jo! Sara i kërkon hapur Drilonit të Iargohet nga…

Sara dhe Driloni janë një nga dyshet më të komentuar.

Ata kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin por deri më tani nuk ka pasur asnjë shkëndijë romance mes tyre.

Sara i ka kërkuar Drilonit të distancohet nga Anisa.

“Vazhdojnë e më pyesin për trekëndëshin me Anisën dhe mua më bezdis shumë kjo gjë. E urrej këtë gjënë me trekëndëshin.

Të kam thënë që në fillim bëjë çka të dojë shpirti por këtë nuk e dua dhe as nuk dua që të diskutohet në ‘Prime’ kjo gjë”, u shpreh Sara.

Mes tjerash, Sara u shpreh se Driloni mund të bëjë çfarë të dojë vetëm se duhet të evitojë përfshirjen e saj në treshe.

“Ajo dëshiron vëmendje dhe e kuptoj shumë mirë se çfarë dëshiron të bëjë. E di saktë se me çfarë qëllime është futur që nga fillimi.

Ti bëjë çfarë të duash, ne nuk kemi asgjë dhe unë nuk dua të futem në këtë vorbullën e treshes e as të bëjë fjalë me dikë – është loja e saj dhe të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk dua të dal në ‘Prime’ si treshe”, u shpreh Sara.