Xheneta reagon për Elijonën, i del në mbrojtje per komentet për lidhjet e saj jashtë

Xheneta Fetahu ka reaguar ashpër në rrjete sociale pas komenteve të shumta që po qarkullojnë ndaj Elijona Binakajt, një prej banoreve të Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo ka kritikuar ata që po merren me jetën private të Elijonës dhe po i numërojnë lidhjet e saj të kaluara.

Në një postim të drejtpërdrejtë, Fetahu ka theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën personale të dikujt tjetër, duke shtuar se çdo person është i lirë të zgjedhë me kë dëshiron të jetë.

“Po shoh disa duke i numëruar lidhjet e Elijonës sikur ju takon me ditë jetën e saj. Edhe çka nëse ka pasur lidhje? Çka ju ha juve?”, tha ajo.

Fetahu shtoi se ata që gjykojnë të tjerët shpesh nuk i kanë të rregulluara as vetë punët e tyre.

Sipas saj, nëse secili do të fokusohej tek vetja dhe marrëdhëniet e veta, do të kishte më pak negativitet në rrjetet sociale.

Ish-banorja gjithashtu u shpreh se shumë prej atyre që komentojnë janë vetë të përfshirë në situata të ndryshme romantike, duke theksuar se askush nuk është aq ‘i moralshëm’ sa pretendojnë.