Xhensila e Besi bëhen ‘bashkë’ për hyrjen në shkollë të Ajkës – emocionojnë me fjalët

Sot ka nisur një kapitull i ri në jetën e vogëlushes Ajka, vajzës së këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Bes Kallaku.

Me uniformën e kuqe karakteristike dhe me buzëqeshjen plot dritë, Ajka u ul për herë të parë në bankat e shkollës, moment që ka emocionuar pafund prindërit e saj.

Edhe pse çifti tashmë kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, të dy sot e kanë shoqëruar të bijën në ditën e saj të parë të shkollës.

Xhensila ndau një postim emocionues në rrjete sociale, ku shkruante:

“Ajka ime, sot hapi yt i parë në klasë të parë më mbushi zemrën me krenari e lot gëzimi. Ti je ëndrra ime më e bukur që po rritet çdo ditë… uroj që çdo bankë shkollore të të sjellë dritë, dije dhe kujtime të paharrueshme. Për mua do mbetesh gjithmonë fëmija im i vogël, edhe kur bota do të të quajë e rritur.”

Ndërsa Bes Kallaku, i cili publikoi një foto krah së bijës dhe prindërve të tij, e uroi shkurt dhe me shumë dashuri:

“Suksese Ajka ime në të parën ditë të shkollës. Lulja e bukur e gjakut tim”.

Ky moment i ëmbël dhe i paharrueshëm për Ajkën tregon se pavarësisht rrugëve të ndara të prindërve, dashuria dhe përkushtimi për fëmijët mbetet gjithmonë në qendër. /Prive By Liberta Spahiu