Shtëpia më e famshme në Shqipëri është në prag të shpërthimit.
Sonte, prej orës 21:00, spektakli pritet të marrë një kthesë të papritur pas thyerjes së rregullave dhe paralajmërimeve për masa drastike.
Për herë të parë, banorët kanë sfiduar hapur autoritetin e produksionit. Edhe pse në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, banorët nuk i janë bindur urdhrave.
Pyetja që po qarkullon kudo: Cilat do të jenë masat? Nga nominimet automatike e deri te përjashtimet, sonte Ledion Liço do të komunikojë vendimin zyrtar.
Një rrëfim i pazakontë pritet të “trondisë” muret e shtëpisë.
Nuk bëhet fjalë thjesht për një debat, por për një deklaratë që mund të ndryshojë rrjedhën e lojës dhe të kthejë miqtë në armiq të betuar. Banorët janë zyrtarisht: “Të gjithë kundër të gjithëve”.