Zbardhet ngjarja shokuese në Fier, ja si policët zbuluan se ishte vajza ajo që i mori jetën babait të saj

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi Fierin, ku një 26-vjeçare vrau babanë e saj dhe u përpoq ta paraqiste ngjarjen si një aksident.

Fillimisht, Emanilda Rama kishte dhënë një version të sajin për ngjarjen, por pas disa orësh marrjeje në pyetje në komisariat, ajo ka rrëfyer se ishte vetë autorja.

Sipas burimeve nga policia, e reja ka treguar se e kishte lidhur të atin me tel dhe më pas i kishte marrë jetën.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja Dorjana Bezat për Top Channel, 21-vjeçarja ka shprehur urrejtje të thellë ndaj babait, duke thënë se nuk e kishte përkrahur kurrë në jetë.

“Nuk më blinte as rroba. I mbante lekët për vete. Më ka nxirë jetën,” – mësohet të ketë deklaruar ajo para hetuesve.

E reja nuk ka raportuar për ndonjë formë dhune nga ana e të atit.