Numërimi mbrapsht ka filluar dhe ethet e pritjes kanë arritur kulmin.
Vetëm pak minuta para se të hapet dera e kuqe e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”, Luiz Ejlli ka bërë reagimin e tij të parë zyrtar në rrjetet sociale, duke zbuluar arsyen e vërtetë emocionale të këtij rikthimi historik.
Përmes një postimi në Instagram, fituesi i BBV2 ka lënë mënjanë për një moment batutat për “vendin e dytë”, për të prekur zemrat e miliona fansave që po e presin me padurim.
“At y ku gjithçka ndryshoi… po kthehem. Nuk po rikthehem për lojë, po rikthehem për ju,” shkruan Luizi.
