Zbulohet identiteti/ Ky është çifti që i ka vjedhur miliona Iekë shqiptarëve përmes firmave piramidale

Report Tv ka publikuar identitetet e dy personave të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Xuex” kundër firmave piramidale online.

Ata janë bashkëshortët Ereledio Shebeku dhe Alma Shebeku, të dy 35 vjeç. Gjithashtu, njëra nga të arrestuarat, 38-vjeçarja Brunilda Todi nga Divjaka, është motra e Ereledios.

Në total, gjashtë persona u arrestuan nga policia, mes tyre Arbër Çela 38 vjeç, Emanuel Taullau 21 vjeç, Flavio Mukaj 23 vjeç, Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Ndini 38 vjeç dhe Brunilda Todi.

Ereledio Shebeku dhe Alma Shebeku

Hetimet zbuluan se personat e arrestuar kishin rolin e rekrutuesve, duke bindur qytetarët të investonin në platformat mashtruese online “Xuex”. Organizatorët kryesorë mbeten ende nën hetim.

Operacioni u shtri në disa qytete, përfshirë Tiranën, Fierin, Dibrën, Beratin dhe Gramshin.

Policia ka sekuestruar shuma të konsiderueshme parash dhe gjashtë llogari kriptomonedhash, por ende nuk ka një shifër zyrtare mbi paratë e bllokuara apo numrin e qytetarëve të mashtruar.