Prej disa kohësh po përflitet për një sherr të madh mes dy moderatoreve të njohura, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj. U aludua se raporti mes dy kolegeve prej kohësh nuk ka qenë i mirë.
Fillimisht konfliktet kanë nisur me mosmarrëveshje të vogla në prapaskenë, por situata është përshkallëzuar deri në momente ku debati verbal është kthyer në përplasje fizike.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar sërish gazetari i njohur, Blendi Salaj. Gjatë një bisede mëngjesin e sotëm në “Wake Up” së bashku me Egli Takon, ata folën në lidhje me komentet dhe lajmet e rreme.
Blendi u shpreh se mes Enxhit dhe Neadës ‘kurrë nuk ka patur prekje me dorë’ dhe ‘kurrë nuk janë rrahur’. Sipas tij, çdo gjë bëhet për klikime.
“Nuk dua të ndërroj temën e bisedës, por ndodhi edhe vajzat që ishin këtu. Se dua ta përsëris këtë gjënë, që kanë shkruar sikur janë rrahur, sikur janë prekur. Nuk ka ndodhur asnjëherë, asnjëherë. Të gjithë debatojmë, të gjithë mund të mos shkojmë mirë. Por shpifjet janë shpifje. Unë i qëndroj asaj që kam thënë në fillim të javës: kurrë nuk janë prekur me dorë, kurrë nuk janë rrahur. Janë të gjitha shpifje, ekzagjerime, fantazi që njerëzit duan të shkruajnë se ashtu u shet më mirë. Është njollë që ia hedh dikujt që nuk e ka bërë. Nëse do e kishte bërë, ok, por pa prova, pa asgjë. Është për klikime”, u shpreh Salaj.