Zhvillim i papritur: Alaudin Hamiti përfundon në spital, detajet e para

Moderatori i njohur Alaudin Hamiti ka përfunduar së fundmi në spital, pas një periudhe të vështirë shëndetësore të shoqëruar me dhimbje të forta. Lajmin e ka bërë publik vetë ai përmes një postimi, ku ka sqaruar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje për heqjen e gurëve nga kanali urinar.

Sipas Hamitit, ndërhyrja ishte e pashmangshme pas disa ditësh të vështira, por fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile. Ai ka bërë të ditur se tashmë ndodhet në fazën e rikuperimit dhe ndihet mirë.

“Pas një periudhe përballjeje me dhimbje që nuk kanë qenë të lehta, ndërhyrja u bë. Sot jam mirë. Rikuperimi vazhdon”, shkruan ai, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe urimet, shkruan “Kosovarja”.

Ajo që ka tërhequr vëmendje është edhe konfirmimi i rikthimit të tij në ekran. Hamiti shprehet optimist se të premten do të rikthehet në “Prime”-in e parë të Big Brother 2026, aty ku, siç thotë vetë, “emocionet janë të vërteta”.