‘Zoti ju rriti për vete o bijat e mia!’ Dalin fotot, këto janë dy motrat që humbën jetën nga aksidenti i rëndë mbrëmë

Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal mbrëmjen e djeshme, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.

Ky është bilanci i rëndë i një aksidenti që iu mori jetën dy motrave nga fshati Kopaçëz i Delvinës mbrëmjen e të dielës.

Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra,

ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.

Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër,

Antonela Zhupa 24 vjeçe rezulton e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”.

Në vendin e aksidentit shkuan forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.