Jona, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 5,
ka deklaruar se nuk ka komunikuar me influenceren Doresa pas daljes nga shtëpia. Dyshja ishte përballur gjatë spektaklit për të kaluarën e tyre dhe pretendimet e ndërsjella për bullizëm.
“Me Doresën nuk kam fol. Kur i pashë gjërat jashtë, se çfarë kishte thënë dhe që kishte vazhduar të gënjente vazhdimisht, nuk e meriton aspak. Por ka edhe disa gjëra të tjera. Ajo, përnjëmend, është një person që shpif”, u shpreh Jona.