Ermal Mamaqi zbulon prapaskenat e lidhjes së Elvanës me Elson Bajrakurtajn/ Ja si u njohën

Ermal Mamaqi ka komentuar në “UëTëFë Show” në Andale Media romancën e përfolur mes Elvana Gjatës dhe Elson Bajrakurtajt. Ai tha se dyshja është njohur gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjaltë 2”.

“Po patjetër, aty u njohën. Nuk mund të them që janë dashuruar në set, ajo patjetër ka ndodhur më vonë”, deklaroi Mamaqi.

“Shiko, ata janë shumë të mirë që të dy edhe shkojnë shumë me njëri-tjetrin”, shtoi ai.

I pyetur për zërat mbi një shtatzëni të mundshme të Elvanës, Mamaqi u përgjigj me humor: “Me sa di unë, jo. Tani unë testin e shtatzënisë s’ia kam bërë, por…”.

Deri më tani, as Elvana Gjata dhe as Elson Bajrakurtaj nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen e përfolur.