Jona Krasniqi ka akuzuar produksionin e Big Brother VIP Kosova për bullizëm, duke thënë se pas daljes nga shtëpia po kupton më mirë situatat që ka përjetuar.
“Duke i parë fotografitë e gjithçkaje, vetëm TANI po e kuptoj se çfarë kanë bërë. Kjo është vërtet diçka krejt e çmendur”.
“(Gjashtë persona dhe opinionistat që e bullizuan banoren e tyre, në vend që të më linin mua ta tregoja anën time të historisë), ndërsa i injorojnë ABUZUESIT e vërtetë që janë aty”.
Sipas Jonës, produksioni ushtronte bullizëm ndaj saj, ndërkohë që i mbante ligjërata për këtë temë. Gjatë përballjes së saj me Doresën, opinionistja Rudina Dembacaj kishte mbrojtur këtë të fundit dhe kishte akuzuar Jonën për bullizëm.
“Nesër në Big Brother bëhuni gati për një prime që do dridh shtëpinë”, kishte shkruar Alaudini përpara asaj përballjeje.