I fshehin fotografinë e të atit të ndjerë, Egla SHPERTHEN në Iot ‘Jeni shumë të…’

Misioni sekret që Vëllai i Madh u ka dhënë Ilnisës dhe Liamit për të fshehur

sendet e banorëve të tjerë, ka shkaktuar mjaft debate brenda “Big Brother Vip 3”.

Ka qenë Egla ajo e cila ka filluar të bërtasë në shtëpi dhe të përdorë një fjalor

të rëndë kundrejt tyre, pasi dikush i ka lëvizur nga dollapi fotografinë e babait.

Egla: “Mos guxoni të fusni duart se unë kam gjëra të shenjta me vete, personale.

Mos fusni duart e ndyra nëpër gjërat e tjetrit, të na ndyni kujtimet, na ndyni njerëzit që s’kemi më në jetë”.

Meriton: “Çfarë po kërkon ti Egla”?

Egla: “Po kërkoj foton e babit, mos ma kanë prekur. Qelbësira, ju jeni qelbësira, jeni të ulët fare”.

Erjola: “Po prit moj mos përgjithëso, ta marrim vesh kush e ka bërë”.

Egla: “Unë nuk jam çmendur tani, mos e ke lënë diku. Unë e kam lënë aty dhe e kam palosur”.