Çfarë ndodhi me Hashim Thaçin pak para Hagës? Bekim Çollaku nxjerr DETAJET E PATHËNA

Ish-shefi i stafit të Presidencës, Bekim Çollaku, tha në “FRONTAL” se ai dhe Hashim Thaçi e dinin që aktakuza ishte konfirmuar para se shefi i EULEX-it të dorëzonte njoftimin zyrtar.

“Ne kemi pasur informacion që aktakuza ishte konfirmuar. E kemi pasur edhe unë edhe presidenti. Para se të vinte shef i EULEX-it. Kemi qenë të përgatitur që mund të ndodhte. Nga mënyra se si ishte bërë publike, nënkuptonte që tashmë gjithçka ishte përgatitur”, tha Çollaku.

Ai tregoi se kishte qëndruar me Thaçin dhe Kadri Veselin natën para nisjes së Thaçit drejt Hagës më 5 nëntor 2020.

“Kam qenë në zyrë deri në orët e para të mëngjesit të datës 5. Ishte e habitshme qetësia. Një përmbajtje absolute. Gjakftohtësi e ruajtje e racionalitetit në mendime për atë se si duhet ecur tutje”, ka thënë Çollaku.