Kjo banore e BBV Albania 3 po kopjon komplet Shqipen e BBVK-së?

Dy vajzat e showbizit shqiptar, Shqipja dhe Ledjona duket se kanë shije të ngjashme sa i takon përzgjedhjes së veshjeve të tyre.

Një gjë të tillë na e kanë treguar së fundmi, pasi vajzat kanë bërë “xing” me veshjen.

Shqipja ka zgjedhur një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kollare në një nga intervistat e saj pas daljes nga BBV Kosova, kostum të cilin e ka veshur edhe Ledjona mbrëmjen e djeshme në BBV.

Të dyja ngjajnë shumë stil dhe ju shkon tepër shumë.