PER TË MOS U HUMBUR/ Rrëfimi i Julit në Iidhje me mikun e tij Gentin ‘Kam ndenjur 5 vjet pa folur me Gentian Zenelajn sepse…’

Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Julian Deda u shpreh mbrëmë se ‘gjërat që lindin në Big Brother VIP,

vdesin aty’. Sipas aktorit të njohur, në jetë i zgjedhim vetë kë duam të takojmë,

ndërsa brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri jo.

Por banorët e tjerë e sidomos Romeo Veshaj nuk ishte aspak dakord me këtë.

Aktori i humorit u shpreh se njeh raste që njerëzit i vazhdojnë edhe jashtë inatet.

Nga ana tjetër, Juli u shpreh se të ndodh që të mos flasësh edhe me miqtë

për një kohë dhe më pas të rregullosh marrëdhëniet.

Madje ai tregoi edhe rastin e tij me kolegun, Gentian Zenelaj.

Juli: Gjërat që lindin këtu, vdesin këtu

Romeo: Kush tha? Njoh unë që e vazhdojnë konfliktin, s’po flas për konfliktin fizik, inate, gjëra

Juli: Se në jetë vendosim unë dhe ti për t’u takuar apo jo, këtu nuk vendosim ne

Juli: Këtu mbaron. Nëse vendosim për t’u takuar në jetë, nuk vendosim që të takohemi për të bërë sherr

Romeo: I bie që qëndrimet që mban këtu janë false

Juli: Ty nuk të ka qëlluar në jetë me u zënë me një shok dhe me u takuar pas 2 vitesh?

Unë kam ndenjur 5 vjet pa folur me Gentian Zenelajn

Juli: Edhe kur jemi takuar, jemi takuar sikur nuk ekzistonin këto 5 vite

Romeo: Po shokut nuk ia them të fundit

Julit: Ne si kemi thënë asnjë gjë njëri-tjetrit, po kemi qëndruar 5 vite pa komunikuar