Arsyeja është BBV?! Merr fund Iidhja mes çiftit Argjira – Graciano? Ja cfarë po aludohet në rrjet (VIDEO)

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca janë padyshim një nga çiftet e preferuar të showbizit e jo më kot,

pasi gjithnjë dyshen e shohim më të dashuruar se kurrë dhe suportues ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo, një moment së fundmi i Gracianos në BBV ka bërë që të lindin dyshime.

Ndërsa dëgjonte në oborr këngën e Alban Skënderaj, Graciano nuk ka mbajtur dot lotët.

A mund të jetë ky një moment dobësie i balerinit, duke qenë se e ka partneren larg ndërsa

ndodhet brenda mureve të BBV?! Patjetër, por detaje të tjera tregojnë se mund të ketë diçka më shumë.

Me hyrjen e Gracianos në BBV, Argjira ka qenë në udhëtim gocash me mikeshat e saj dhe postimet në profilin

e saj kanë qenë vetëm rreth këtij udhëtimi, asnjë postim apo story suportues për partnerin e saj.

Jo vetëm kaq, por edhe gjatë ditëve në vijim Argjira nuk ka postuar asgjë rreth Gracianos.

Nga ana tjetër, moderatorja nuk ka pëlqyer asnjë postim të balerinit që prej ditës që ai ka hyrë në BBV,

ndërsa ka fshirë edhe postimet me të, ndër to edhe propozimin që Graciano i ka bërë gjatë festave të fundvitit.

Mirëpo para se të përhapim panik, në llogaritë në Instagram të të dyve ende janë postimet ‘reels’ që ata kanë së bashku, ndonëse nuk janë të ndonjë periudhe të afërt.

A tregon kjo se ka një krisje mes çiftit? Jo domosdoshmërit, po të paktën është ajo që duket nga profilet e tyre dhe pse

urojmë që nëse ka mosmarrëveshje t’i zgjidhin sa më parë, pasi janë vërtet një nga çiftet më simpatikë të showbiz të cilët e shfaqin dashurinë për njëri-tjetrin çdo moment.