Biseda telefonike/ Luizi mbështetës i madh i këtij banori në Big Brother VIP 3? – VIDEO

Leta, gjyshja e Kiarës, së fundmi është bërë tepër e njohur për publikun shqiptar, sidomos tani që e kemi parë herë pas here të postohet me video komike dhe jo vetëm prej Luizit.

Ditën e djeshme Luizi ka postuar një video teksa bashkëbisedon me Letën për ‘ndarjen’ e Meritonit dhe Ilnisës, ku kjo e fundit u eliminua prej garës në ‘Prime-n’ e shkuar.

Siç e kemi vënë re, Luizi nuk ka bërë asnjëherë asnjë reagim lidhur me ndonjë prej banorëve të formatit ‘BBV3’,

madje dhe kur ishte i ftuar natën e një ‘Prime’ la të nënkuptohej se nuk e pëlqen lojën e ndonjë prej konkurrentëve.

Por pas kësaj video-je të postuar prej tij, duket se Luizi paska qenë një mbështetes i madh i Meriton Mjekiqit dhe partneres së tij, Ilnisës.